Analisti Preç Zogaj nëpërmjet një lidhje skype për emisionin ‘Breaking’ me gazetaren Fiori Dardha në Top News foli për Federatën Opozitare të formuar së fundmi nga grupi i Rithemelimit dhe 11 parti të tjera përballë qeverisë Rama.
Zogaj e cilësoi aleancën si një ‘bashkim mekanik’ që nuk rrit votat për opozitën shqiptare. Sipas tij, opozita nuk po arrin t’u ofrojë një alternativë të besueshme qytetarëve që janë të pakënaqur me qeverisjen e vendit.
‘’Ky bashkimi mekanik nuk e zmadhon opozitën, e mban aq sa është madje edhe më të vogël. Shumica dërrmuese e qytetarëve në Shqipëri sipas shumë sondazheve rreth 60%, janë të pakënaqur me qeverinë. Ndërkohë 37% janë të kënaqur me Ramën. Por cili është ndryshimi, këta 37% të Ramës janë në kuti, ndërsa të opozitës janë të hallakatur sepse ka një elektorat shumë të madh që nuk e gjen veten tek këto subjekte. Nëse do kalohet nga lufta brenda llojit tek gjendja e konkurrencës e subjekteve politike të ndryshme’’- tha analisti