Hygerta Meta është 19-vjeçarja e cila dyshohet se vrau me armë zjarri të atin dhe më pas e varroi brenda rrethimit të banesës pasi sipas saj 50-vjeçari donte ta fejonte me zor.
Sipas policisë shkak janë bërë konfliktet familjare, pasi babai ka dashur ta fejojë të bijën pa dëshirën e saj.
Krimi i rëndë është zbuluar pasi djali i 50-vjeçarit Pellumb Meta denoncoi zhdukjen e të atit më 13 shkurt, ndërsa menjëherë kanë nisur kërkimet.
Më 17 shkurt është gjetur mjeti i Metës, i parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, ndërsa sot trupi i pajetë.
Policia ka vënë në pranga 19-vjeçaren, Hygerta Meta.