Historiani amerikan tallet me Alfred Rushajn: Individë që si njoh, më kapën në rrugë dhe më kërkuan foto!

Të kapësh tjetrin në rrugë dhe ti kërkosh foto dhe pastaj ta shitesh si triumf, kjo ndodh vetëm me Rishkatërrimi.

Kështu i ka ndodhur historianit të shquar Bernd J. Fisher në Tiranë.

I ardhur për të marrë pjesë në një konferencë nga ‘Fondacioni për Liri dhe Demokraci’ prapritur Fisher e ‘gjen veten’ në protestën e Rithemelimit dhe grupit të Alfred Rushajt e Gazmend Bardhit.

Siç historiani e ka shpjeguar në reagimin e tij pasi lexoi lajme nga mediat e Rithemelimit teksa ecte në përgjatë bulevardit, kishin vërejtur disa individë, të njëjtët që nuk i kishte takuar kurrë më parë dhe zoti Albert Rakipi me të cilin po shkonin të darkonin te “Tajvani”, më pas kishte ndaluar dhe e kishte prezantuar me secilin prej tyre.

Biseda me disa individë, (Jorida Tabaku, Alfred Rrushaj, Zana Guxholli etj), të cilët nuk i njihte fare, vazhdon më tej Fischer , ishte shumë e shkurtër në kohë, në harkun kohor të 15 sekondave, madje muzika e lartë bënte të pamundur bisedën apo dëgjimin mes njëri tjetrit.

Siç shton më poshtë Fischer më vonë, kishte mësuar që fotoja e përbashkët e realizuar, ishte përdorur dhe shpërndarë në rrjetet sociale dhe ishte keqpërdoruar lejen pa dijeni e tij.

Fischer mbyll postimin e tij duke u shprehur se është kundër motiveve të asaj proteste, si dhe mbetet një historian, dhe jo një aktivist politik.

Reagimi i ashpër i Bernd J Fischer

Po shfrytëzoj këtë hapësirë për të sqaruar disa keqkuptime. Ditët e shkuara, kam vërejtur disa lajme në media mbi pjesëmarrjen time të supozuar në një protestë të zhvilluar në Tiranë, më 20 Shkurt 2024.

Kjo nuk është e vërtetë! Unë kam qëndruar në Tiranë dhe kam referuar në një konferencë të organizuar nga “Fondacioni për Liri dhe Demokraci”.

Në Mbrëmjen e datës 20 Shkurt, 2024 u takova me mikun tim, Dr. Albert RAKIPI në hotelin ku kam qëndruar në Tiranë, Hotel Rogner dhe së bashku ecëm në këmbë drejtë restorant “Taiëan”, vendi ku do të darkonim së bashku.

Gjatë ecjes përgjatë bulevardit, ne vërejtëm disa individë, të njëjtët nuk i kisha takuar kurrë më parë dhe zoti RAKIPI ndaloi dhe më prezantoi secilin prej tyre. Biseda me ta ishte shumë e shkurtër në kohë, në harkun kohor të 15 sekondave, muzika e lartë bënte të pamundur bisedën apo dëgjimin mes njëri tjetrit.

Dikush prej tyre kërkoi të realizonim një foto të përbashkët dhe unë pranova, në vazhdimësinë e fotove të realizuara gjatë gjithë ditës. Më pas, unë dhe zoti RAKIPI vijuam rrugën përgjatë bulevardit duke u drejtuar drejtë vendit ku do të darkonim, restorant “Taivan”. Më vonë, mësova që fotoja e përbashkët e realizuar, ishte përdorur dhe shpërndarë në rrjetet sociale, pa dijeninë dhe lejen time. Qartësisht, ne ishim në vendin dhe kohën e gabuar!

Gjithashtu dua ta qartësojë se nuk ndaj apo mbështes qëllimet e protestuesve dhe dënoj fuqishëm dhunën sporadike të cilën më vonë u njoha nga pamjet e transmetuar në televizion. Dua të theksoj se mbetem një historian, dhe jo një aktivist politik.

Shpresoj që eksperienca ime mbi 40-vjeçare mbi historinë dhe kulturën e Shqipërisë reflekton qartazi pasionin tim të thellë për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, si dhe objektivitetin e paanshërinë time. Unë jam historian, jo aktivist politik. Do të ndjeja keqardhje ndaj këtij keqkuptimi, të cilin e theksova më sipër, që ndërhyn me marrëdhënien që unë kam me Shqipërinë dhe shqiptarët

Latest articles

Related articles