Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Një person me motor i është afruar makinës dhe i ka hedhur lëndën plasëse. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin. Ndërkohe pronari i mjetit B.Freskina ka deklaruar për policinë se nuk e ka idenë se kush janë autorët e vendosjes se molotovit, ndërsa është shprehur se ka patur disa debate të vogla me disa persona të ndryshëm, por nuk ka dhënë emra konkret duke thënë se nuk ka dyshime.