Turqia arreston biznesmenin sirian, spiunonte për inteligjencën franceze

Autoritetet turke të inteligjencës MIT kanë arrestuar një aktivist dhe biznesmen sirian të quajtur Ahmed Katie, me akuzën se ishte spiunuar për shërbimin e inteligjencës franceze.

Rasti i Ahmed Katies ka filluar kur ai u shpall i zhdukur në fund të nëntorit të vitit të kaluar dhe për më shumë se dy javë nuk kishte info. Më pas, forcat e sigurisë turke informuan avokatët e tij se ai ishte marrë në polici dhe ishte pyetur zyrtarisht mbi aktivitetet e tij.

Sipas burimeve, Ahmed Katie kishte qenë rekrutuar nga inteligjenca franceze, veçanërisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimit të Jashtëm (DGSE), e cila pretendohet se i kishte ofruar atij dhe familjes së tij strehim në Francë në këmbim të shërbimeve.

Raporti thekson se Katie kishte për detyrë të furnizonte informacion “të rremë” rreth trajtimit të Turqisë ndaj refugjatëve sirianë dhe politikave të emigracionit për zyrtarët francezë, “që do të sillte Turqinë në një situatë të vështirë në Europë”.

Sipas raportit, Katie vepronte si udhëheqës i një grupi të inteligjencës dhe ishte vëzhguar nga inteligjenca turke për një vit të tërë. Avokati i tij, Halim Yilmaz, në një intervistë telefonike me Middle East Eye, mohoi pretendimin se klienti i tij kishte spiunuar për inteligjencën franceze dhe shtoi se ata do të luftojnë kundër akuzave në gjykatë.

Ahmed Katie është një aktivist i njohur për refugjatët sirianë në Turqi dhe ka qenë një zë i fortë për të drejtat e tyre. Ai ka qëndruar në Turqi për afro një dekadë dhe ka luftuar për të mbrojtur refugjatët sirianë nga ndjenjat kundër tyre.

Latest articles

Related articles