“Nuk ishim në parlament për të votuar amnistinë, sepse s’bëjmë pazare”- Pampuri

Nënkryetarja e Partisë Demokratike zyrtare, Orjola Pampuri, e ftuar në News 24, foli në lidhje me mungesën e somte të PD në Parlament ku u votuan një sërë projektligjesh, por jo ai i Amnistisë Penale, për të cilën mazhoranca u hoq, pasi i duheshin 84 vota.

Pampuriii

Pampuri tha se PD nuk bën pazar të turpshëm dhe se nuk i jep votat, që të miratohet ligje në kurriz të shqiptarëve.

“Në parlament nuk ka diskutime, sepse maxhoranca vendos për çdo gjë. Ne nuk morën pjesë në parlament, sepse nuk mund të bëhemi palë e një pazari, që kalon nivelin e të turpshmes. Skandale bëjnë të gjithë ata, që miratojnë ligje në parlament, që nuk janë në favor të shqiptarëve. Kush përmend pazare, janë ata që bëjnë më tepër pazare. Ne nuk jemi ajo opozitë, që të nxjerrim nga burgu të gjithë ata që janë në qeli. Protestuesit patjetër që duhet të amnistohen, sepse ata thjesht kanë protestuar për një vend më të mirë. Ne nuk bashkohemi votat me PS, kur ata paraqesin amandamente, që iu shërbejnë politikanëve të korruptuar të qeverisë. Ne e kemi thënë se SPAK është struktura e vetme, ku shqiptarët kanë shpresa se do të ketë drejtësi”, tha Pampuri.

Duke folur për protestën e 20 shkurtit, Pampuri tha se protestuesit u përdorën në mënyrën më të ulët. Ajo shtoi se organizatorët e protestës u përdorën, pasi të gjithë kishin hallin tek logoja dhe vula.

“Jemi kundër marrëveshjes së emigrantëve, sepse është marrëveshje, që ka mungesë totale transparence. PD e zhvilloi protestën më 20 shkurt. Data 20 shkurt është shumë e rëndësishme, sepse kujton rënien e bustit të Enver Hoxhës. Është bërë shumë pak, nuk është dënuar asnjë ish-funksionar i lartë i asaj kohe, të përndjekurit sot janë në një situatë aspak të mirë. Protesta duhet t’i shërbejë kauzës së qytetarëve. Protesta nuk i shërbeu kauzës së qytetarëve. Në protestë, ishte një person që është non grata, Sali Berisha. Por, nuk mund të isha në një protestë, ku atakohet SPAK dhe institucionet e drejtësisë. Protestat, që kanë në themel kauzën personale të një njeriu, nuk i shërbejnë askujt. PD nuk duhet të marrë në mbrojtje asnjë person, kushdo qoftë ky individ. Shqipëria nuk mund të bëjë përpara pa aleatët e saj strategjikë. Forca nuk matet me numra. Protestuesit u përdorën, të gjithë e kishin hallin tek logo dhe vula”, u shpreh Pampuri.

Latest articles

Related articles