Dy aktorët e njohur, Egla Ceno dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër në shtëpinë e Big Brother Vip.
Me tone të larta, aktorja e ka ofenduar kolegun e saj duke i thënë se “është një ndyrësirë që përpiqet ta tregojë burrërinë me femra”.
“Thuaju femrave hajde ma mbaj në banjo, ky je ti”, iu drejtua aktorja, ndërsa Jul Deda iu kthye: “Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha.”
Pjesë nga debati:
ADVERTISING
Egla: Ti je një ndyrësirë që tregon burrërinë femrat
Juli: Po ik o Egla se ti duhet të jesh një femër e mirëfilltë dhe jo që nxjerr nga goja pislliqet nga më të ndryshmet
Egla: Ik ore gjë e ndyrë
Juli: Se jeni bërë si të mira këtu dhe viktimizoheni dhe bëni si të mira dhe më tregoni mua edukatën këtu
Egla: Ik andej o gjë e ndyrë
Juli: Po ik ore se ke 20 vjet që s’kap punë me dorë. Të kanë nxjerrë nga teatri nga filmat dhe nga të gjitha
Egala: Kujdes rrylin, rrylin
Juli: Ke ardhë te unë që të bësh audicione dhe të kam hedhë jashtë
Egla: Tek ti audicion unë, ke pa ëndërr more?
Juli: Po po thuaja njerëzve të vërtetën se e ardhur këtu të plotësosh mangësitë e tua që ke jashtë. Ti më bën mua batuta pornografike dhe perverse edhe do të më tregosh mua edukatën
Egla: Thuaju femrave hajde ma mbaj në banjo, ky je ti dhe më thua ti mua perverse
Juli: Ik o Egla ik
Egla: Shkodra lind qytetarë more, por ti je i zhveshur nga kjo gjë
Juli: Tani do e shikosh Shkodrën