Flokët e sheqerit kanë kinikate që shkaktojnë kancer

INDI- Disa shtete indiane mendojnë se pambuku i sheqerit ose flokë-sheqeri shkakton kancer dhe kanë ndaluar menjëherë shitjen e ëmbëlsirave rozë. Javën e kaluar, shteti jugor i Tamil Nadu zbatoi ndalimin pasi testet laboratorike konfirmuan praninë e një substance që shkakton kancer, Rhodamine-B, në mostrat e dërguara për testim. Kimikati jep një nuancë rozë fluoreshente dhe përdoret për të ngjyrosur tekstile, kozmetikë dhe bojëra.

Në fillim të këtij muaji, territori i bashkimit të Puducherry ndaloi ëmbëlsirën, ndërsa shtetet e tjera kanë filluar testimin e mostrave të saj. Pambuku i sheqerit, i quajtur edhe buddi-ka-baal (flokët e gruas së vjetër) në Indi për shkak të pamjes së saj, është një ëmbëlsirë e njohur nga fëmijët në mbarë botën madje edhe në Shqipëri. Por disa zyrtarë indianë thonë se kjo ëmbëlsirë është më e dëmshme se sa duket.

P Satheesh Kumar, oficer i sigurisë ushqimore në qytetin Chennai në Tamil Nadu, i tha gazetës Indian Express se kontaminuesit në pambuk mund të çojnë në kancer dhe të ndikojnë në të gjitha organet e trupit. Ekipi i tij bastisi shitësit e ëmbëlsirave në një plazh në qytet javën e kaluar. Z. Kumar tha se ëmbëlsirat e shitura në qytet ishin prodhuar nga shitës të pavarur dhe jo fabrika të regjistruara

Latest articles

Related articles