Të detyruar nga mungesa e 84 votave, PS-ja ka tërhequr projektligjin për Amnistinë Penale. Kjo tërheqje ka ndodhur për shkak të përplasjeve me të dyja PD-të, ku Basha dhe grupi i Rishkatërrimit akuzojnë PS-në se duan që të mbrojnë zyrtarët e korruptuar. PD nuk mori pjesë fare në parlament për të kundërshtuar fuqimisht këtë maskaradë.
Çfarë ndodhi?
Në draftin e parë të projekt ligjit për amnistinë të formuluar nga PS, ministri Ulsi Manja ka pretenduar se e konsultoi me SPAK-un, me GJKKO, me KLGJ, me KLP dhe qartësisht neni 5, kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit, kanë një përjashtim, pika c. Që thotë: përjashtohen personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të kodit të procedurës penale (“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike).
Për këtë draft kishte rënë dakord edhe PD, por me kushtin që të aministoheshin që gjithë protestuesit e opozitës të përndjekur nga policia, prokuroria ng 2018 deri në në dhjetor 2020, ku amnistoheshin protestuesit e Bregut të Lumit, Astirit, Teatrit dhe protestuesit që u prangosën pas revoltës ndaj vdekjes së Klodian Rashës.
Më pas PS futi në minutën e fundit, në tymnajë e sipër dhe online, duke ia faturuar deputetit Nallbati, edhe amendamentin që lejon të përfitojnë nga amnistia edhe personat e dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për korrupsion e krime të tjera, me ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite.
Pra, amnistia do të përdoret për të liruar apo për të lehtësuar dënimin e zyrtarëve të korruptuar. Ndërkohë viktimat e këtij korrupsioni, ata që u ngritën për të mbrojtur shtëpitë e tyre, familjet e tyre, nuk përfitojnë nga amnistia dhe e kam fjalën për protestuesit.
Mesazhi i kësaj është që sado të përpiqet drejtësia e reformuar, sado që përpiqet SPAK, BKH, GJKKO, ju dënoni ne lirojmë. Kjo është thikë pas shpine reformës në Drejtësi dhe investimit të miliona euro e dollarë të taksapaguesve europianë e amerikanë.
PD doli kundër fuqishëm, duke lënë me gisht e zi të korrupsionit, në gojë të qeverisë Rama.