Armando Kumaraku dhe Natasha Rombola
Një rast i pazakontë vjen këtë të mërkurë nga Kuçova, nga ku policia njoftoi arrestimin e dy personave: Nënë e bir.
Natasha Rombula 67-vjeçe dhe Armando Kumaraku 44-vjeç u arrestuan pas një hetimi 2 mujor, ku autoritetet dolën në përfundimin se ata shfrytëzonin një 10-vjeçar, nipi dhe djali i të arrestuarve, me qëllim përfitimin nga rrjeti social TikTok.
Ata postonin video të të miturit me fjalë denigruese dhe banale. Kallëzimi për rastin në fjalë u bë nga nëna e 10-vjeçarit, në dhjetor të vitit që lamë pas.
Rombula dhe Kumaraku u shpallën në kërkim për t’u arrestuar më pas në Sarandë, aty ku jetonin