Rama arrogant edhe me gazetarët servilë në PS

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar anëtarësime të reja në Partinë Socialiste, gjatë mbledhjes së asamblesë së kësaj force politike.

Në një komunikim me gazetarët servilë në përfundim të mbledhjes, Rama gjithashtu tha se ka kërkuar që “në disa zona rurale” të garantohet barazia gjinore brenda strukturave të PS-së.

“Jemi me anëtarësimet shumë më mirë se disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin, tani jemi në fazën e dytë, që është faza e angazhimit për anëtarësime të reja dhe adresimin e balancës gjinore në disa zona, qarqe. Ka pika të caktuara kryesisht në zonat rurale”, deklaroi Rama.

Kryesocialisti, i pyetur për ndryshime në parti, nuk e përjashtoi si mundësi.

“Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, ndaj PS është parti fituese se nuk pret që ta ndryshojnë të tjerët, por ndryshon vetveten. Ndarja e punës, ka një mesatare prej 10 organizatash, të ndara sipas qarqeve”, tha Rama.

I pyetur për protestën e opozitës, Rama tha se nuk e ndjek pasi nuk ka interes për të.

“Nuk kam informacion, nuk e ndjek opozitën, se nuk kam asnjë lloj interesi. Ajo që po përpiqesha të thosha është që ne nuk kemi një problem sot për sot as me kritikat as me vetëkritikën se në asamblenë e përgjithshme ka pasur plot kritika dhe vetëritika, sot ishte koha për të reflektuar mbi to dhe për të vazhduar punën. Opozita këtu nuk është opozita, janë konglomerate, grupe…”, u shpreh ai.

Basha nuk ngurroi të ironizojë edhe kryedemokratin Lulzim Basha, ku edhe gazetarët e ndihmonin se kur ishte ngritur kreu i PD. Servislosje e pështirë.

“Ligjet kalojnë për një kohë shumë të shkurtër, sepse nuk ka në sallë kushte për të kaluar me kohë të gjatë. Për sa kohë nuk ka kushte normale, për aq kohë ligjet do kalojnë ashtu si do kalojnë.

(Basha tha se nuk do jetë në votimin e amnistisë).

Kush është ky? Kur e tha? Në mëngjes, ndoshta si kishte dalë gjumi ende”, deklaroi Rama.

I pyetur për burgosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal për ryshfet nga një ish-zyrtar shqiptar i lidhur me Ramën, ai i tha gazetarëve se për këtë çështje “ia kanë futur kot”.

“McGonigal e kam takuar dhe do ta takoja sa herë të kthehesha mbrapa, sepse unë jam kryeministër i Shqipërisë dhe i mirëpres. Për këtë çështje ia keni futur kot, hjde mirupafshim”, përfundoi Rama.

Latest articles

Related articles