Fier | Rrjedhje e lëndëve kimike brenda kompanisë koreane, asfiksohen punonjësit


Pak minuta më parë tre autoambulanca dhe mjete të policisë kanë shkuar brenda ambienteve të një kompanie koreane “YURA” në Fier pasi dyshohet se brenda ambienteve të saj ka pasur një rrjedhje të lëndëve kimike.

Dyshohet se punëtorët të cilët punonin në turn janë asfiksuar si pasojë e lëndëve kimike.

Raportohet se kjo kompani operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet, aktivitet që e ushtron prej 5 vitesh.

Deri tani raportohet per dy punonjëse që kanë pësuar asfiksi nga kimikatet dhe gazrat e shkaktuara në brendesi të fabrikës pranë vendit të tyre të punës. Dy punonjëset janë transportuar me ambulancë dhe po marrin ndihmë mjekesore

Latest articles

Related articles