Basha: Kanë kërkuar ulje dënimi për zyrtarët e korruptuar për politikanët e korruptuar

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka paralajmëruar se ditën e nesërme nuk do jenë në Parlament, ku edhe pritet të kalojë amnistia penale.

Nga Kuvendi zgjedhor i PD në degën e Paskuqanit, Basha u shpreh se në çastin më të fundit futën dispozitat për amnisti penale ndaj zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar, ndërsa për qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre nuk do të amnistohen. Ai u shpreh se nuk mund të kthehen në patericë e qeverisë.

Basha: Në rastin e fundit, janë future dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata të cilët kanë vjedhur taksat e shqiptarëve, ata që janë kapurr në tendera korruptiv, ata si kjo e inceneratorëve, përfishirë vet këtë aferë. Të shpëtojnë pra njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve. Kanë kërkuar ulje dënimi për zyrtarët e korruptuar për politikanët e korruptuar. Ndërkohë që njerëzve që u ranë në qafë,atyre te Bregu I Lumit që u shkuan me gaz lotësjellës në 5 të mëngjesit, që ua zaptuan pronat, ua shkatërruan shtëpitë, jo vetëm që e bënë këtë, por për protestuesit që u ngritën në emër të pronave të tyre, në emër të shtëpive të tyre, nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona.

Basha: Zëvendëskryeministri më jetëgjatë i Edi Ramës nga arratia na tregoi para disa javësh, duke treguar me gisht Edi Ramën dhe Erion Veliajn si dy pronarët dhe përfituesit e vërtetë të aferës së inceneratorëve. E cila përpin nga taksat e shqiptarëve 460 milionë euro. Një shumkë fantastike, e paimagjinueshme e parokshme, përveçse ta përkthejmë në 230 shkolla që mund të ishin ndërtuar, ta përkthejmë për subvencione për çdo familje në të gjithë shqipërinë, ta përkthejme pë rata që janë përplasur dyerve të shërbimit shëndetësorë, falas jo që jo por që sa herë që investojnë të nesërmen u bie flaka sit e urgjenca e QSUT-së.

Latest articles

Related articles