Pas heqjes së vetos ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, shpërblimi për Turqinë vjen në formën e avionëve të luftës. Qeveria amerikane aprovoi shitjen prej 23 milion dollarëshe të 40 avionëve të rinj F-16, një lëvizje e shtyrë prej kohësh për shkak të hezitimit të Ankarasë anëtare të NATO-s, për ti hapur derën Stokholmit.
Ujdia përfshin edhe pajisje moderne për 79 avionë ekzistues turq, F-16. Turqia ratifikoi aderimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një viti kundërshti, që shkaktoi tension në aleancë.
Kërkesa për blerjen e avionëve u bë fillimisht në vitin 2021, por kokëfortësia e Ankarasë lidhur me Suedinë u shndërrua në një pengesë të madhe. Veton e saj, Ankaraja e justifikonte me atë që e shihte si mbështetje të Stokholmit për separatistët kurdë