Sondazhi “sekret” i BE, shqiptarët nuk duan Edi Ramën kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka filluar të frikësohet publikimit të disa sondazheve shqetësuese, që po i bëjnë shumë faktorë në vend.

Që nga partitë e mëdha, e deri te biznese të fuqishme, apo aktorë të rëndësishëm ndërkomëtarë. Një sondazh i bërë nga amerikanët dhe nga grekët. Të cilët tregojnë se shumica e shqiptarëve nuk dëshirojnë që Edi Rama të vazhdojë të jetë kryeministër.

Madje të njëjtin përfundim, kanë dhënë edhe disa sondazhe të brendshme të porositura nga kreu i mazhorancës, nga aktorë shumë prestigjozë në këtë fushë. Të paktën dy: një izraelit (Porosi e BE) e një italian, janë në të njëjtën përfundim me sondazhet amerikane dhe greke.

Sipas këtyre sondazheve, 60 përqind e votuesve që kanë shprehur se janë të gatshëm të votojnë në vitin 2025 janë të gatshëm që të rrëzojnë Edi Ramën nga pushteti. Siç mësohet, në këtë sondazh janë pyetur edhe pjesë nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, ku shumë prej tyre kanë thënë se janë të gatshëm që të vijnë në atdhe për të votuar, nëse nuk mundosohet vota aty ku jetojnë.

Ndërkaq, vetëm 16 përqind e këtyre të pyeturve do të votojnë Sali Berishën dhe formacionin e tij, ndërkohë që Ilir Meta është në kuotat e 3 përqindshit.

Të pyetur se kujt duan t’ia japin votën, shumica shprehet se këdo, mjafton që të mos përfaqësojë klasën aktuale politike. Pra jepet një mundësi krejt e artë për një formacionn politik të ri opozitar, që duket se edhe ndërkombëtarët po e synojnë.

Nëse shihet me kujdes vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA, kishte një mesazh të kamufluar. Komplimente për Edi Ramën, që kush e njeh politikën, e kupton se këto bëhen zakonisht për ata politikanë që janë në perëndimin e tyre.

Nëse i referohemi vitit 2011, apo edhe 2012, amerikanët komplementuan Sali Berishën si pas 21 janarit, apo kur Hillary Clinton vizitoi Tiranën në nëntorin e 2012-s. Si mesazh për t’i thënë që tani ka ardhur koha që të largohesh me nder pa pasur nevojë që të fillojmë mekanizmat që ne dimë ti bëjmë shumë mirë.

Latest articles

Related articles