nga Andi Bushati
Në këtë kuptim, më shumë sesa një manifestim për të celebruar bashkimin e opozitës, më tepër sesa një mbështetje për liderin e persekutuar Berisha (dukej nga pjesmarrja që qe me e madhe sesa ajo e 7 korrikut 2022), më përtej se një përpjekje për të dobësuar qeverisjen autokratike, ajo ishte një mesazh anti Blinken.
Ata njërëz që u derdhën në bulevard ishin të deleguarit e asaj tërësie opozitare, që nuk i besojnë fjalëve që sekretari amerikan i shtetit tha pak ditë më parë në Tiranë, që e përbuzin injorimin që Blinken i bëri të gjitha opozitave, që shprehin mos dakordësi me linjën që diplomacia amerikane ndjek prej vitesh, kundër çdo faktori anti Rama në këtë vend.
Duke zhvilluar menjëherë pas vizitës së Blinken protestën më të madhe që prej majit 2021, kur Sali Berisha u shpall non grata, ata pjesmarës dëshmuan se nuk e hanë më për djathë sapunin që u ofron administrata aktuale e Uashingtonit.