Në biznes nuk ka miq ? – Nga Admir Malaj

Ato 50 mijë apartamente bosh në Tiranë që të përdoren ka nevoje që të fitojmë konkurencën me Beogradin e ndoshta dhe me Selanikun.

E kotë të flasësh për bashkëpunim rajonal kur grupet ekonomike dhe sociale në Beograd mendojnë çdo ditë si të na bëjnë gropën (financiarisht).

Shembull konkret. Kompania ndërkombëtare ku punoja ka qendrën rajonale në Beograd, edhe pse ndoshta aty s’ka ndonjë projekt apo program më shumë se sa në Tiranë, Shkup apo Prishtinë.

Gjithsesi në rastin konkret disa familje evropiano-perëndimore jetojnë dhe marrin me qera ambjente në Beograd, ashtu siç merren me qera dhe zyra nga kompania.

E njëjta gjë ndodh me kompani të ndryshme të Evropës Perëndimore, ashtu si dhe fatkeqësisht dhe me ato Amerikane që kanë në Beograd qendrat e tyre rajonale, duke u garantuar ekonomisë së qytetit punësim dhe buxhet për ambjente dhe shërbime.

Unë mund të kuptoj kompanitë kineze, ruse dhe turke pse duan të kenë qendrat rajonale në Beograd dhe nuk ka ndonjë problem, se ne s’kemi c’i duam ato.

Por, ato të BE, ShBA, Britanisë së Madhe, Japonisë, Koresë së Jugut, Kanadasë e Australisë kurrsesi s’duhet të na shpëtojnë.

Këtu duhet të përqendrohet politika e Tiranës, që qendrat rajonale të Ballkanit apo Evropës Juglindore për Amazon, Microsoft, Pfizer etj etj, të jenë në Tiranë.

Natë e ditë duhet punuar për këtë gjë!

Jo si ta bëjmë mike Beogradin e Selanikun, por se si t’ja marrim tregun!

Në biznes nuk ka miq!

Latest articles

Related articles