Basha uron Kuvendet zgjedhore të PD në Gramsh, Këlcyrë dhe Përmet

Urime dhe suksese për Kuvendet Zgjedhore të Gramshit, Këlcyrës dhe Përmetit, për anëtarët e kryesisë dhe për kryetarët e zgjedhur Erald Çarçiu, Luan Malko dhe Elton Hysenshahaj, për çdo demokrat dhe qëndrestar në një kohë sfidash dhe sprovash aspak të lehta.

Mirënjohës për lidershipin e treguar dhe vizionin për një Parti Demokratike me orientim të qartë nga e ardhmja. Çdo ditë që kalon vetëm se i jep të drejtë kauzës dhe rrugës sonë! Për një PD me fytyrë njerëzore, për njerëzit dhe me njerëzit.

Latest articles

Related articles