Metamorfozë kancerogjene

Një numur i konsiderueshëm qelizash vdesin cdo ditë në trupin e njeriut, për ti lënë vëndin qelizave të reja që i zëvëndësojnë ato. Ky process, që në mjeksi quhet apoptosis, është një kusht i domosdoshëm që organizmi të funksionojë mirë e të jetë i shëndetshëm. Kjo kunsiderohet si ‘vdekja altruiste’ dhe është normaliteti i jetës së organizmit. Për shkak të stresit e shumë faktorëve të tjerë, mund të ndodhë që këto qeliza të pësojnë një deformim egoist që i shtyn të refuzojnë të vdesin, duke mos lënë hapsirë për qelizat e reja e të shëndetshme. Grupimi i këtyre qelizave, që nuk pranojnë se koha e tyre ka kaluar, shkakton atë që quhet kancer, e brënda një kohe të shkurtër, këto qeliza, në emër të mbijetesës së tyre individuale, shkaktojnë vdekjen e krejt trupit të njeriut.
Kjo ishte ideja e parë që më erdhi në mëndje, ndërkohë që Bardhi vraponte në krahët e Berishës. Ai, dhe të gjithë ata që i bëjnë jehonë demagogjisë së tij për një bashkim sa imoral, po dhe aq përtej cdo morali, janë pikërisht ato qeliza kancerogjene që prej vitesh gërryejnë trupin e PD – së. Në këto 33 vite të kësaj pseudo-demokracie, kemi parë shpesh që realiteti ka kapërcyer edhe kufijtë e një fantazie të sëmurë e të shfrenuar, duke sjellë në jetë akte politike, sa të shëmtuara e po aq antidemokratike. Lista e këtyre akteve është e gjatë, e nuk do të rri ti rendis këtu, pasi ato i di mirë cdo demokrat e qytetar i këtij vëndi.
Është e qartë si drita e diellit, e nuk ka alibi që mund ta përligjë, se këta individë janë gati të bëjnë pakt edhe me Djallin, mjaft që të garantojnë mbijetesën e species së tyre, edhe pse një gjë e tillë do të rrezultonte vrastare për popullin opozitar.
Kontradiktat e qëndrimeve, të këtyre elementëve kancerogjenë, janë tregues i qartë se u intereson vetem kolltuku i deputetit. Kolltuk që e kanë vendosur mbi shpirtin e drobitur të shqiptarëve, që prej 11 vitesh shpresojnë në përmbysjen e këtij realiteti, sa të dhunshëm e po aq mizor, që po u konsumon ekzistencën me devizën e padrejtësisë.
Tashmë Bardhi dhe ata që ai përfaqëson e identifikohen me të e ambicjen e tij të sëmurë, kanë nisur turin e tyre foltorist, në përpjekje për të shtrirë kudo metastazat e këtij kanceri, që synon agoninë e shqiptarëve, nën hijen ogurzezë të pushtetit të trekëndëshit të bermudës.
Gjithsesi, këta burrecë të trishtë, nuk arrijnë të shohin përtej hundës së tyre, dhe dorës së Berishës që po i tërheq për hunde, në rrugën e vetvrasjes politike, sipas të cilës: Pas nesh u bëftë qameti.
Budallallëku nuk njeh kufij. Gjithashtu edhe poshtërsia e neveritshme e këtij kanceri, që për hir të mbijetesës së tij po tenton të vrasë shpresën e një populli të tërë.
Gjergj Hani

Latest articles

Related articles