Shërbime skandaloze në arka, Bankat me fitime të mëdha! Paratë ikin jashtë Shqipërisë me thasë

Ndërsa numri i tyre është pakësuar, bankat në Shqipëri përgjatë pesë viteve të fundit kanë rritur gradualisht nivelin e fitimeve, ndërsa shërbimet në arka të bankave të nivelit të II janë skandaloze me ritme breshke dhe me radhë në filiale. Humbje kohe, parash dhe nervash sepse bankierët duhet të fitojnë në kurriz të klientëve dhe shërbimit që nuk jepet.

Ndërkohë nga 11 banka në Shqipëri, 6 prej tyre janë me kapital të huaj. Në mënyrë të vazhdueshme fitimet e krijuara në vend transferohen te kompanitë mëmë dhe nuk riinvestohen në vend. Sipas ekspertëve kjo vjen për shkak se ekonomia jonë nuk është mjaftueshëm tërheqëse.

Ndërkohë vitin e kaluar Bankat tregtare përmirësuan edhe një tjetër tregues, atë të kredive me probleme, që arriti në nivelin 4.7% në dhjetor, më i ulëti në 15 vite.

Guvernatori më i dobët në historinë e bankës së Shqipërisë mbyll sytë dhe veshët…

Latest articles

Related articles