Shefi i Shtabit të Ushtrisë priti në takim përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Arben Kingji, zhvilloi një takim me përfaqësues të Zyrës Globale të Reformës së Mbrojtjes të Departamentit Amerikan të Shtetit, në kuadër të reformave dhe ndryshimeve në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. 

Synimi i këtij bashkëpunimi është këshillimi dhe asistenca në procesin e rekrutimit të FARSH, ku është vendosur posaçërisht një këshilltar amerikan pranë Qendrës së Personel Rekrutimit (QPR)  dhe Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Personelit në Shtabin e Përgjithshëm (J-1), të cilët do të ndjekin  procesin e ecurisë së reformave dhe ndryshimeve që po bëhen në këtë drejtim, po ashtu dhe për të dhënë ekspertizën dhe këshillimin e tyre për rritjen e shifrave të rekrutimit në Forcat e Armatosura.

Gjeneralmajor Arben Kingji shprehu mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e gjithanshme të dhënë nga SHBA për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve dhe aftësive operacionale dhe profesionale të FARSH, si dhe vlerësoi rolin dhe profesionalizmin e këshilltarëve të tjerë të DASH të atashuar pranë zyrave tona, të cilët deri më tani kanë dhënë ekspertizën më të mirë të mundshme në hartimin e rregulloreve dhe praktikave konform standardeve të NATO.

Latest articles

Related articles