Mblidhet grupi i PS, diskutohet amnistia penale dhe lojërat e fatit

Një ditë pasi Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, paraditen e sotme u mblodh grupi parlamentar.

Redaksia mësoi detaje nga zhvillimet në selinë rozë, ku për mbledhjen e Asamblesë me dyer të mbyllura, tregon se Edi Rama u tregua kritik me të gjitha qarqet për zgjedhjet lokale të 14 majit, përveç Dibrës ku ka pasur një vlerësim pozitiv.

Për Tiranën ka pasur kritika për Kavajën, bashki ku rezultati nuk ishte i siç pritej. Si prioritet la anëtarësimet e reja, por larg premtimeve për punësim.

Edi Rama ka kërkuar koka turku, për ata që kanë performancë të ulët. Kritika ka pasur për ish-ministren Olta Xhaçka dhe Ulsi Manjën, duke thënë se nuk janë angazhuar siç duhet në zonat e tyre.

Performancën e dobët të ish-ministrave e ka lidhur me largimin e tyre nga kabineti qeveritar.

Ra në sy rikthimi i “xhaketave të vjetra” si Gramoz Ruçi, Artan Lame apo Ditmir Bushati, si drejtues politik, në njësi të caktuara të Tiranës por jo në rrethe, kur në pranverë do të nisë riorganizimi tërësor në PS.

Ndër të tjera pritet një javë e ngjeshur me komisionet parlamentare ku dy pika janë me rëndësi, amnistia penale e cila kalon për herë të dytë në Komisionin e Sigurisë në orën 11.00 të ditës së sotme dhe projektligji për lojërat e fatit.

Për amnistinë penale PS ka arritur pakt me PD zyrtare pasi ka përfshirë propozimin e Enkelejd Alibeaj per të aminstuar protestuesit e PD ndër vite të arrestuar apo proceduar në protesta. Pritet të votohet në seancën e 22 korrikut.

E dyta është projektligji për lojërat e fatit, ku të enjten u bë tërheqja nga seanca.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi në mënyrë jozyrtare ka kërkuar që ky ligj duhet të vazhdojë konsultimet në komisionet përkatëse për amendimet e tjera.

Mirëpo lojërat e fatit nuk po futen në axhendën e Kuvendit gjatë kësaj jave.

Çuçi ka kërkuar më herët që ka një kërkesë nga deputetët e PS që të kalojë sërish në komisione.

Interes kjo mbledhje e grupit për të mësuar çdo të vendosë kjo mbledhje grupi për lojërat e fatit.

Latest articles

Related articles