LITA: PS, parti e madhe me probleme të mëdha


Nga Anila Zyberaj

Gazetari Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News foli për situatën politike dhe për mbledhjen e asamblesë së PS. Lita u shpreh se PS është një parti e madhe me probleme të mëdha.

Lita: Jashtë Edi Rama foli për drejtësinë, për Blinken; Por Brenda Asamblesë foli për gjëra të tjera. Qortoi Veliajn, Xhaçkën, Manjën, Tahirajn, etj.

Ishte si nata me ditën, cfarë u tha brenda dhe cfarë u tha jashtë.

PS parti e madhe por edhe me probleme të mëdha.

Një nga tërheqjet e veshit ishte edhe se në mbledhjen e kaluar ishtë lënë porosi të rritej numri i anëtarësimeve në parti. Përjashtimet në PS mund ti bëjë vetëm SPAK.

Struktura e PS në Durrës ka kolapsuar sic ka kolapsuar në Kavajë.

PS vetëm ka bërë herë pas herë qarkullime nëpër qarqe. PS është një parti ku kërkohet llogari.

Drejtuesit të Vlorës iu kërkua pse raportonte shifrat e pjesëmarrësve në mbledhje gabim.

Objektivi politik i Berishës është që të jetë ai opozita. Në 20 shkurt nuk besoj se do ketë pjesëmarrje masive

Latest articles

Related articles