Humbi gruan nga Covidi – Muharrem Hoxha me lot në sy: fle me TV ndezur se nuk dua të jem vetëm

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në një moment aktori i mirënjohur, Muharrem Hoxha. Me lot në sy, ai ka folur për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij dhe se si po e përjeton tani.

“Kam qenë në Pogradec kur ra pandemia. Atje kam jetuar për tre vite, lëvizja herë pas here, por karantina më zuri atje. Bashkëshortja ndërroi jetë nga Covidi. Muajin tjetër bën tre vjet. Më ka vrarë jashtë mase. Mbas fëmijëve në këtë moshë, ajo nuk zëvendësohet kurrë. Fle me televizor ndezur se nuk dua të jem vetëm. Shoh vetëm sport dhe filma. Kam qenë keq, me psikolog. Shkoja shpesh në Pogradec, sepse çdo gjë në shtëpi ishte me dorën e saj dhe doja të dilja, të ndërroja ambient”, u shpreh i prekur aktori.

Latest articles

Related articles