“Do na kesh në sheshe”- Vota e diasporës, Adriatik Lapaj: Rama ka frikë të përballet me popullin e tij!

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka zhvilluar një bashkëbisedim me komunitetin shqiptar në Romë. Në fjalën e tij Adriatik Lapaj i është drejtuar kryeministrit Rama, duke thënë se “je një frikacak dhe do përballesh me popullit tënd”.

Lapaj është ndalur edhe tek deklaratat e kryeministrit Rama, i cili nga Luksemburgu tha se nuk e mundësojnë dot votën e diasporës pasi nuk kanë database. Por sipas Lapajt, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë fare thjeshtë, madje u shpreh se në Parlament kanë depozituar edhe projektligjin.

Sipas tij nuk ka nevojë për një databas, por thjesht përmes një platforme online që mund ta hapë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Latest articles

Related articles