Analisti pranë Rithemelimit, Enver Bytyçi: Blinken do takojë Berishën fshehurazi nga SPAK!

Analisti pranë Rithemelimit Enver Bytyçi, njohës i mirë i politikave ndërkombëtare i ka habitur të gjithë me një status “të çuditshëm” që ka hedhur në faqen e tij në FB.

“Burime të besueshme bëjnë me dije se Antonio Blinken do të zhvillojë një takim sekret, jashtë syve të SPAK, me kreun e PD, Sali Berishën”, shkruan Bytyçi.

Nuk kuptohet qartë nëse profesori e ka seriozisht me këtë lajm dhe e beson edhe vetë, apo thjesht po bën ironi dhe sarkazmë.

Me shumë mundësi është kjo e dyta, pasi profesori si njohës i mirë i politikave ndërkombëtare e di shumë mirë që jo Blinken por asnjë zyrtarë amerikanë nuk mundet të takojë një person non grata nga Departamenti i Shtetit sa të jetë vendimi në fuqi, pasi kjo do të ishte një vetëvrasje politike dhe fund i karrierës si zyrtarë.

Latest articles

Related articles