4 vite pas tërmetit, PD interesohet për familjet e goditura në Durrës, Vorë, Kurbin e Lezhë! Marku: Nuk kanë zgjidhje

Kur kanë kaluar mbi 4 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, abuzimet sa vijnë e dalin në dritë, ndërkohë familjet e dëmtuara nga tërmeti përballen më vështirësi të shtuara.

Mijëra familje në Bashkitë Durrës, Vorë, Kurbin e Lezhë, ende nuk kanë zgjidhje apo po u zvarritet përtej çdo afati të arsyeshëm procesi i rindërtimit apo rikonstruksionit të banesave të tyre dhe që prej 10 muajve nuk marrin bonusin e qirasë.

Lajmi bëhet i ditur nga Sekretarja për Pushtetin Lokal dhe Decentralizimin në PD, Alfrida Marku.

Marku shprehet se PD po ndjek me shqetësim situatën e krijuar dhe i kërkon qeverisë, Ministrisë së Financave dhe Bashkive përkatëse të bëjnë transparencë dhe sqarojnë qytetarët e tyre.

Latest articles

Related articles