Sjellja prej shtetari e Lulzim Bashës

NGA MIRELA KARABINA

Aktet politike në shërbim të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë, konsisten dhe konseguent, adresim i problemeve dhe alternativa e zgjidhjes karakterizojnë sjelljen prej shtetari të Lulzim Bashës. Në këtë moçal toksik politik ku establishmenti i frikësuar nga drejtësia SPAK dhe në përpëlitje mbijetese dhe asgjë për qytetarët, lideri demokrat bën diferencën.

Sot, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë të vetmit që mbështesin pa asnjë rezervë strukturën e posaçme SPAK, një investim amerikan në shërbim të popullit shqiptar, qëndrim ky që dëshmon qasjen ndaj ndëshkueshmërisë për politikanë të lartë dhe luftën e papajtueshme ndaj korrupsionit, si mundësi jetike për zhvillimin dhe ecjen para të vendit.

Rizgjedhur si Kryetar i PD-së më 29 korrik , pa humbur kohë lideri demokrat po riorganizon partinë e dalë nga shinat si rezultat i sulmit të paprecendentë të foltores, mazhorancës dhe një grupi xhelatinozë deputetësh (firmosur nga vetë ai) që nuk e dinë as vetë se ku janë.

Projekti politik i PD-së dalë nga Kuvendi i 2 shtatorit 2023 dhe artikulimi i qartë i Z. Basha kanë vendosur qartazi partinë krah partnerëve dhe aleatëve, të shkëputur nga e shkuara dhe kusuret e saj dhe në papajtueshmëri me korruspionin.

Tashmë e qartë në filozofi si një parti e vlerave të djathta, bazuar në vlerat e lirisë indivduale dhe bësimit në Zot, respekti ndaj pronës, familjes dhe dashurisë për kombin dhe atdheun si vlera të ngjizura nga sakrificat e të parëve, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha dalin para shqiptarëve si një parti e vlerave më të mira dhe në shërbim të qytetarëve.

Rioganizimni i partisë, adresimi i përgjegjësisë tek strukturat e reja në zgjedhjen e më të mirëve të tyre, dëshmon qasjen demokratike të një lideri politik që synon të ndërtojë shtet demokratik duke filluar nga partia e tij.

Paraqitja si domosdoshmëri e ndryshimit të Kodit zgjedhor ekzistues duke zhbërë dhe marrëveshjen Berisha- Rama të 2008-ës me qëllim që qytetarët shqiptarë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes listave të hapura, do të mundësojë demokratizim të procesit zgjedhor.
Për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetarin e saj, Reforma Zgjedhore përbën prioritet kryesor ndaj dhe propozimet e saj mbi listat e hapura, barazinë e votës, votimin elektronik dhe votën e emigrantëve kanë si qëllim që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë.

Propozimi Tij për heqje të imunitetit të deputetëve dhe veting të politikanëve do të mundësojë ndalimin e penetrimit në organin ligjëvënës të njerëzve të korruptuar dhe me lidhje të dyshimta.

Dhe lideri demokrat kërkon të vetohet i pari!

Si një shtetar i përgjegjshëm, njohës i mirë i politikës së brëndshme dhe të jashtme, lideri demokrat me një artikulim të qartë do tw sillte në vëmendje kërcënimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, në veçanti në Kosovë, nga revanshizmi serb nën dogmën e botës serbe. Duke e vlerësuar situatën kritike në veri të Kosovës dhe rrezikun e destabilizimit, Z. Basha do të propozonte ndihmë finaciare për Kosovën, duke theksuar se Shqipëria nuk mund të jetë gjithmonë importuese e sigurisë por duhet të kontribuojë dhe si eksportuese e saj.

Propozimi i Z. Basha për ta bërë Kosovën pjesë të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë nuk do të mbështetej nga njeriu i “Ballakanit të hapur”, Edi Rama, i cili i kapur gafil, qartazi del se nuk mund ta konsiderojë Kosovën pjesë të strategjisë sonë kombëtare.
Lulzim Basha, me një dimension politik me qytetarët dhe për to, është çdo ditë në takime me njerëzit, aty ku buron energjia dhe shpresa për një Shqipëri më të mirë.

Larg politikës së dhunës, fyerjeve e sharjeve dhe shumzhurmës për asgjë, në antitezë me politikanë të korruptuar dhe njerëz të vegjël, lideri demokrat është i qartë dhe i sigurtë në rrugëtimin e PD-së dhe Shqipërisë drejt zhvillimit europian.

Shumë shpejt me një parti të riformatuar, program të qartë dhe ekipin e tij, ai do të dalë para qytetarëve si alternativë qeverisëse.

Shtetar të bëjnë aktet në shërbim të njerëzve dhe vendit e qendrueshmëria deri në fund ndaj tyre, vlerësimi i meritokracicë dhe sakrificave të demokratëve dhe njerëzve dhe jo “lloqe kavaje”.

Dhe Lulzim Basha këtë po bën!

Latest articles

Related articles