Fillon prerja e kokave brenda asamblesë së PS

Asambleja e Partisë Socialiste nisi punimet me dyer të mbyllura në orën 11:00. Fokusi i mbledhjes do të jetë për raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor.

Situata paraqitet e tensionuar në asamble. Kryeministri Edi Rama ka kritikuar strukturat e Kavajës, veçanërisht kreun e tyre, i cili nuk ka një paraqitje të mirë në zgjedhjet e kaluara.

Rama ka kërkuar nga drejtuesi i qarkut, Erion Veliaj, emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të degëve që nuk kanë bërë aq sa duhet, për të marrë masa ku nuk përjashtohet as lëvizja e tyre nga pozicionet që ata kanë në degët e PS.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka kërkuar që kush nuk ka bërë detyrat që i takon të largohet.

Sakaq, Taulant Balla ka përjashtuar një nga anëtarët e strukturave të qarkut Fier pasi nuk ka bërë detyrat që i takon.

Latest articles

Related articles