Ceremoni me rastin e 104-vjetorit të Tiranës kryeqytet, Begaj: Sot ruajmë traditat më të mira

Me rastin e 104-vjetorit e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Presidenti, Bajram Begaj ka vlerësuar kryeqytetin tonë të përbashkët siç ai e konsideron si model ku Tiranë gjendet e gdhendur një pjesë e historisë së popullit tonë.

Në një dalje për mediat, Begaj bën thirrje për vazhdimin e ruajtjes së traditat dhe kulturave më të mira.

Si sot e 104 vite më parë janë hedhur gurët e themelit për kryeqytetin model. Në Tiranë gjendet e gdhendur një pjesë e historisë së popullit tonë.

Tirana sot është në ditët e saj më të mira, e gjallëruar dhe plot jetë. Ajo e ruan fort kulturën e mirëseardhjes, traditat.

Është detyra jonë të vazhdojmë të ruajmë traditat më të mira dhe të kontribuojmë në pasurimin e jetës së kryeqytetit, të Tiranës që nuk njeh moshë, të Tiranës tonë të përbashkët“, u shpreh Begaj.

Me rastin e 104-vjetorit e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, bashkia organizoi aktivitete të shumta me muzikë, sport dhe zona argëtimi për të gjitha grupmoshat.

Latest articles

Related articles