Basha: PD ka gati programin, 200 milion euro ndihmë fermerëve!

Basha: Hartimi i programit të PD është finalizuar nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria, me mbështetje dhe asistencë të ekspertizës më të mirë që na kanë ofruar aleatët tanë strategjikë. Shumë shpejt ky program do t’i nënshtrohet një debati të brendshëm të gjykimit tuaj, në mënyrë që së bashku me ekipin e ri të përbëjë thelbin e ofertës tonë politike ndaj qytetarëve të Dimalit dhe të gjithë Shqipërisë. Tek qytetarët nuk do të shkojmë me dogma, me propagandë, me ulërima, me premtime të rrejshme. Do të shkojmë me fytyrë njerëzore, me vizion politik, jo me premtime por me propozime në mënyrë që të vendosim raportin e humbur mes politikës dhe qytetarit. Jetike dhe parësore për këtë raport është sinqeriteti, dhe sinqeritet do të thotë do t’u shpalosim atyre një program me propozimet jetike. Dhe detyra jonë është të shpalosim ofertën më të mirë të mundshme ku përfshihet programi dhe ekipi, por që është e drejta dhe detyra e tyre për të zgjedhur për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Basha: Natyrisht një qeveri pasi vodhi fondet që vet kishte ndarë për subvencione, vodhi edhe fondet që kishin sjell europianët, nuk ka çfarë përgjigje të japë. Por ne do të ecim përpara me propozimin tonë për një skemë subvencionesh prej të paktën 200 milionë euro në vit bazuar mbi parimin: paraja ndjek fermerin. Prodhimet e fermerit apo të fermerëve, qofshin këto bujqësore apo blegtorale apo nëndegët e tjera që janë peshkimi, bletaria, e gjithçka tjetër, prodhimet do të indeksohen dhe subvencionet nuk do të mungojnë për çdo prodhim bujqësor, pa krijuar gryka shishesh, artificialitete që si e si mos të jepet subvencioni. Kolona e dytë ka të bëjë me infrastrukturën. 1,3 miliardë euro ka planifikuar Edi Rama të harxhojë për infrastrukturën këtë vit, për investime kapitale jo për infrastrukturë se një pjesë e madhe nuk dinë se ku do të shkojnë. Nuk do të shkojnë për qytetarët, por do të shkojnë aty ku edhe një herë detyra kryesore është që SPAK-u të mos i lërë të shkojnë dhe në vend që paratë të shkojnë aty, të shkojnë autorët e këtyre vjedhjeve prapa hekurave.

Latest articles

Related articles