Senatori Chim Pecs i bën axhendën sekretarit Blinken: Takim me Berishën, Palokën

Senatori amerikan, republikan e proberishian nga disktrikti i Kamzasit në Amerikë Mr. Chim Pecs i ka kërkuar sekretarit të Shtetit Antony Blinken të takojë në Tiranë shefin e opozitës që banon në Rrugicën e Shpresës, pallati pas kryeministrisë, kati i 8të.

“I nderuar z. Sekretar, Ju e keni kuptuar gabimin që keni shpallur non grata lexhendën e demokracisë dhe vots lir në Shqipëri, Prof. Dr. Sali Berisha dhe familjen e tij. Për të shlyer këtë gabim publik historik dhe politik, Ju duhet të takoni Dr. Berishën kokëulur dhe ti shtrini dorën e bashkëpunimit. Dr. Berisha gëzon mbështetje popullore, çdo ditë poshtë pallatit të tij, mblidhën qindramijëra besimtarë të foltores së tij. Aty është edhe Gaz Barbie. Të gjithë ngrenë kokën dhe presin fjalët e tij të shenjta të demokracisë dhe lirisë tek mikrofoni i verdhë.

I nderuar z. Blinken ju duhet të takoni edhe Edi Palokën, deputet dhe kryetar këshilli, i cili do ti prijë protestës më të madhe që ka parë vendi me 20 shkurt. Ai do ti lajë duart pas shurrës që do të bëjë tek kryeministria. Ai është një orator i math!”

Latest articles

Related articles