Bullgaria zbulon një spiun rus në Ministrinë e Brendshme

Një zyrtar i sigurisë shtetërore në Bullgari u arrestua për dyshime se spiunonte për Rusinë. Ministria e Brendshme e Bullgarisë ka arrestuar një punonjës të saj, i cili mendohet se ka shpërndarë informacione të klasifikuara te një diplomat rus në Sofje. Oficerët e DANS po hetojnë për një tjetër bashkëpunëtor të mundshëm në ministrinë e brendshme.

Kjo nuk është hera e parë që një zyrtar i qeverisë bullgare akuzohet për spiunazh. Në vitin 2021, një ish-zyrtar i inteligjencës ushtarake u zbulua si drejtuesi i një grupi spiunazhi. Disa persona u arrestuan, përfshirë edhe anëtarë të ministritisë së mbrojtjes. Situata tregon rëndësinë e sigurisë dhe sfidat që shtetet ballkanike përballen nga spiunazhi i huaj.

Latest articles

Related articles