Basha i përgjigjet Ramës: Flet si perëndimor, vepron si lindor

spot_img
Advertisements


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka replikuar me kryeministrin Rama i cili nëpërmjet një shënimi në rrjetin X deklaroi se “qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm”.

Basha në reagimin e tij shkruan se të aleatët strategjikë e konsiderojnë Kosovën si çështje të sigurisë kombëtare, por vetëm Rama nuk e konsideron të tillë.

Reagimi i Bashës:

Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti.

spot_img

Latest articles

Related articles