Hetimet për koncesionin e sterilizimit kanë çuar në sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Ilir Rrapaj. SPAK ka vendosur sekuestro ndaj dy kompanive të Rrapajt dhe disa aksione të tij në një shoqëri tjetër tregtare.
Konkretisht, SPAK ka sekuestruar 40% të aksioneve të Ilir Rrapajt në kompaninë ‘Sani Service’, si edhe dy kompanitë në pronësi të tij, ‘Investital Llc’ dhe ‘Globalsher’.
Janë sekuestruar llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” shpk, konkretisht është sekuestruar llogaria me balancë 285,412,48 Euro dhe llogaria me balancë 113,610.93 Lek (llogari që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë).
Janë sekuestruar 13 (trembëdhjetë) automjete të shoqërisë ‘Globalsher’ shpk, nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie.
Gjithashtu, në qytetin e Vlorës është sekuestruar edhe një pasuri e paluajtshme apartament në pronësi të shoqërisë “Globalsher” shpk.
Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj



