Besa Maloku, vajza shqiptare shkencëtare e shquar në Zvicër

Në një bisedë ne lidhje me Skype në emisionin “Jetë Shqiptare” shkencëtarja nga Prishtina që tashmë është pjesë e komunitetit të shkencëtarëve dhe punon në një nga kompanitë më të njohura farmaceutike në botë.

Shkencëtarja Besa Maloku u shpreh se departamenti ku ajo punon konsiston në kontrollin e produkteve farmaceutike ku pas kontrollit mund të jepet “drita jeshile” për tu hedhur ne treg.

Unë punojë në departamentin e kontrollit të cilësisë të produkteve farmaceutike, në kiminë-fizike ku duhet të bëjmë analizat e çdo produkti farmaceutik ku departamenti jonë jep dritën jeshile se cili produkt mund të kalojë dhe të bëhet lancimi në treg. Ndryshe nëse ne bëjmë një hap të gabuar dhe marrim një vendim jo të duhur ajo automatikisht do të ketë një ndikim negativ në jetën e pacientit”, tha Besa Maloku.

Për sa i përket prodhimit të vaksinës për Covid 19 Besa u shpreh se ende vazhdohet prodhimi i vaksinave dhe krahas tyre edhe produkte farmaceutike të cilat ajo i kontrollon për ti bërë gati në mënyrë që të dalin në treg të sigurta për pacientët.

Deri më tani ka qenë prodhimi i vaksinës Covid 19 dhe ende po vazhdojmë me prodhimin e vaksinave të tjera. Kontributi im këtu është në analizat e produkteve farmaceutike dhe në bazë të këtyre analizave ne mund të sugjerojmë për produktet e radhës për të cilat ka nevojë tregu dhe pacientët”, u shpreh Besa.

Latest articles

Related articles