Kodet mafioze të Rilindjes! – KOMENT

Nga Edlira Devolli

“Një qime floku po i preke Arben Ahmetajt dhe familjes së tij do e pësosh personalisht me familjen tënde”, i deklaroi Berisha Ed Ramës, nga tavani ku e kanë degdisur në shoqërinë e korbave që krrokasin në qiellin plot smog të Tiranës.
Fjalë të koduara e ligjërim alla mafia tiranse që nuk i`a prekin qimen e flokut njëra tjetrës.
Kur flasin kështu kapot e mafies siçiliane, të nesërmen njërës palë i’a gjen kokën “përshesh”. Këta mafiozët e “Triangolos së Bermundës” fjalët për konsum publik i kanë “plumb kokës”, veprat i kanë kulla drejt qiellit.

Berisha e shiti për një javë rresht intervistën e Ahmetajt në televizionin e familjes, sikur aty do të shpërthenin akuza e fakte që do të e lëshonin në gjunjë qeverinë. U mbars mali e polli një mi. Ahmetaj e mbajti gjuhën brenda dhëmbëve.

Dikur, andej nga viti 2000, “legjenda” ngriti me bujë komision hetimor në Parlament për vjedhjet miliona dollarëshe të Ahmetajt, me ndihmën e Nanos, në frekuencat e Albtelekom. Atëherë i duhej të na mashtronte se po vinte në qeverisje ” me duart akullore”.

Po të lexosh malet e akuzave për qeveritarin e djeshëm Ahmetaj, sot e kupton se Berisha, gjithë kohërave, ka “lehur” në hënë.

Tani bën gallata me bukën e fëmijve tanë, nga lartësia e kullave të tij duke marrë në mbrojtje një pushtetar mafioz të dy dekadave.

Kush ka sy në ball e sheh sa zi është Ahmetaj, i zi Berisha, zi e më zi Rama me të tijët.
Njëlloj janë, e njëjta bukë e helmuar me të cilën trullosin opinionin publik.

Latest articles

Related articles