Një 41-vjeçar i huaj është vendosur në prangat e Policisë Shqiptare pasi ka dalë në rrugë dhe ka bllokuar qarkullimin e mjeteve te rruga e Elbasanit.
Teksa qëndronte në mes të rrugës, ai ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve.
Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
I gjithë momenti i arrestimit të tij është xhiruar nga Policia, ndërsa më pas 41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
