Meta braktis Berishën: Flas vetëm në emër të partisë sime

spot_img

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku nuk i shpëtoi pyetjes lidhur me një bashkim të opozitës në të ardhmen.

“Flas vetëm në emër të partisë sime, s’mund të flas në emër të të gjithë opozitës.

Mund t’iu them se opozita e ka të domosdoshme një qasje më gjithëpërfshirëse, një bashkërendim më të mirë që po përpiqemi ta maksimalizojmë, ashtu si edhe një alternative sa më gjithë përfshirëse edhe në të ardhmen”, u shpreh Meta.

Kujtojmë se Meta kohët e fundit është shfaqur më pak në dalje mediatike. Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pa dhënë detaje të tjera.

Latest articles

Related articles