LITA: Opozita bën zhurmë, ligjet kalojnë! Marrin vetëm kartona të kuq në Kuvend

spot_img
Advertisements

Për gazetarin Lavdrim Lita mbledhja e Kryesisë së PD-së së grupimit të Rithemelimit nuk prodhoi asgjë të re, asnjë lajm në frontin e opozitës.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” Lita theksoi se vendimet e këtij grupimi përveçse disa emrave të rinj në organizim nuk prodhojnë asgjë për vetë qytetarët që presin më shumë nga opozita.

“Jeta parlamentare e cunguar por ka vazhduar, qytetarët s’po kuptojnë gjë. Përveç se emërimi i Klevis Balliut nga Kryesia, apo edhe i caktimit të një administratori mediesh të Sali Berishës, këto vendime niuk sjellin asgjë për qytetarët.

Me vendimet e saj kjo opozitë nuk bën asgjë më shumë se sa merr veteëm kartona të verdhë apo të kuq në Kuvend. Ku zhurma e tyre i shërben mazhorancës të miratojë ligje shumë të rëndësishme në heshtje dhe pa debat në Kuvend, çka është shumë më domethënëse”, theksoi ndër të tjera gazetari Lavdrim Lita

spot_img

Latest articles

Related articles