Nga Eriselda Zotaj Çelaj
Për herë të disatë Fieri trajtohet si pikë grumbullimi mbetjesh (plehrash) nga arroganca e numrave të Rilindjes.
Në datën 30 janar 2024 do të zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak Fier.
Në rendin e mbledhjes midis të tjerave do të diskutohet/vendoset për “Miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërvendor për menaxhimin e landfilldit në Impiantin e Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier”, të lidhur midis Bashkive, Fier, Lushnje, Rroskovec, Mallakastër, Patos, Divjak.
Ky projekt – vendim i propozuar në munges totale të transparencës, pa u konsultuar me grupet e interesit, ka disa dritë hije.
Nga relacioni shoqërues i projekt-vendimit konstatohet se Bashkia Fier ka marrë me qëra nga Agjensia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë, vetëm të pjesës e landfillimit-depozitimit, peshimit dhe rrugës hyrëse të Impjantit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier.
Bashkia Fier të bëje transparente këtë kontratë qëraje.
-Afatin e vlefshmërisë.
-Efektet financiare të saj.
-Detyrimet e palëve.
-Etj…..
Për aq kohë sa Bashkia Fier ka marë në përdorim landfilldin e mbetjeve urbane, ka detyrimin të bëjë me dije taksapaguesit e saj se:
📍-Cili është përfitimi i qytetarëve nga kalimi në përdorim të Bashkisë?
📍- A është e pajisur me Leje Mjedisore, liçensat përkatëse?
📍-Nëse është bërë kalimi i lejes mjedisore të ladfilldit, në cilin NIPT ka kaluar?
📍-A është bërë një studim financiar për koston e këtij shërbimi, çmimi/ton?
📍-Nëse çmimi/ton rezulton më i ulët se çmimi/ton i vendosur nga kompania private që menaxhonte landfilldin, cilën taksë do të zbrisni? Dhe nëse çmimi ju rezulton më i lartë cilën taksë do të rrisni?
📍-A ka kaluar me Vendim të Këshillit Bashkiak çmimi/ton i mbetjeve urbane?
📌Depozitimi i tonelatave të mbetjeve nga pesë bashkitë e qarkut në landfilldin e Fierit, nuk sjell asgjë tjetër veçse një mal plehrash të patrajtuara në zonën e Njësisë Administrative Mbrostar-Ura dhe një rrezik mjedisor.
📍A e ka marrë bashkia parasysh faktin që kapaciteti i vendeve të depozitimit është drejt limitit?
📌Kjo marrëveshje mund të ishte me interesë qytetarë nëse Impianti për Mbetjet Urbane nuk do të ishte nën sekuestro preventive, por do të funksiononte me kapacitet të plotë, dhe bashkia nuk do ta kthente Fierin në një pikë grumbullimi mbetjesh.
⛔️ Për aq kohë sa nuk garantohet Evadimi,Trajtimi, Incenerimi apo Asgjesimi i mbetjeve nuk bëni gjë tjetër veç po ktheni territorin e Bashkisë Fier në një vend depozitim mbetjesh.
‼️Për këto probleme e shumë të tjera pasojë e keqqeverisjes, bashkia duhet të japë llogari para qytetarëve.Hiqni dorë nga bunkerizimi i bashkisë!
STOP PROPAGANDËS‼️