Në dy intervistat e fundit në Podkastin “Garage Lock” dhe “Shah Mat“, aktori Albano Bogdo ka treguar një dimension poliedrik, me njohuri të përgjithshme mbi historinë, sportin, psikologjinë dhe filozofinë e jetës, çka është befasuese dhe e mirëpritur. Ai ka folur edhe për problemet e shëndetit mendor me një çiltërsi të pazakontë dhe dobiprurse për një shoqëri të ndrydhur deri në fyt.
Gjatë rrëfimeve Bogdo ka vënë në dukje rëndësinë e mosdorëzimit përballë sfida që nganjëherë duket të pakapërcyeshme dhe mirënjohjen për njerëzit që i kanë dhënë një dorë, një këshillë dhe një orientim. Fati është përcaktues në jetën e njerëzve që kanë lënë prapa mediokritetin mesatar të shoqorësië ku jetojnë.
Albano Bogdo ka një talent të lindur për show. Ai i bën njerëzit të qeshin dhe të mendojnë. Ai ka spikatur pa sforco në një biznes me brryla dhe smirë të panjohur.