Romeo kapet “mat”, i mbërthen reçipetat njërës pres banoreve

Dy nga personazhet e spektaklit televiziv “BBV3” më të përfolur të këtyre ditëve kanë qenë dhe Romeo me Artën, ndoshta kjo dhe prej ‘ngacmimeve’ që dyshja ka patur me njeri-tjetrin. Arta është banorja më e re e formatit më të ndjekur e cila është bërë pjesë e shtëpisë vetëm dy ditë më parë.

Siç duket çifti është kapur ‘mat’ pak momente më parë ku Romeo i mbërthen reçipetat Artës, dhe mesa shohim një qendër e re masazhi është hapur brenda shtëpisë së Big Brother-it.

Shumë dyshime janë ngritur brenda shtëpisë se Romeo mund të ketë një lidhje jashtë, por veprimet e tij me vajzat brenda shtëpisë nuk e mbështesin këtë gjë, kështu që, se çfarë do ndodhi në ditët në vazhdim mbetet për tu parë.

Latest articles

Related articles