Një 40 vjeçar nga kryeqyteti ka gjetur vdekjen pasditen e sotme në një prej hoteleve në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në një hotel që ndodhet ne nje nga rrugicat e lagjes 12 të ketij qyteti.
Policia deri tani nuk ka bërë me dije emrin e 40 vjecarit ashtu siç nuk ka bërë me dije shkaqet e kësaj vdekje.
Mësohet se grupi hetimor është në mjediset e hotelit ku po merr në pyetje pronarët si dhe persona të tjerë për të mësuar diçka më shumë për këtë ngjarje.
Nuk dihet me qoftë se 40 vjecari ka qenë i vetëm apo me persona të tjerë.