Roza Lati i kthehet të kaluarës me Stinen: Dua burrë me kostum, jo me streçe! Do të hidhesha nga ballkoni nëse…

spot_img
Advertisements

Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer se momentalisht nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj, pasi i ka dhënë fund lidhjes së fundit.

roza lati stine1

Prezantuesja, gjatë një bisede me Rike Roçin, shtoi gjithashtu se nuk do lidhej me asnjë nga meshkujt brenda shtëpisë së BBV pasi nuk dëshiron të krijojë romancë me VIP-a.

“Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe”, tha Roza Lati, teksa shtoi se “star jam unë s’ka nevojë të jetë burri”.

Ajo iu rikthye pas të kalurës me Stinen ku deklaroi se dashuria mes tyre ishte e madhe, por fama u dha presion.

Roza Lati shtoi se pas eksperiencës me këngëtarin nuk merret më me meshkuj të famshëm.

Roza Lati: Nuk kam asnjë jashtë jeta ime. Jam ndarë nga ai që kisha. Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani.

Jam marrë unë njëherë me një këngëtarë kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishe e madhe por fama të jep shumë presion. E pash si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm.

Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe. Kur je në ekran do të veshësh pantallona të ngushta, nuk kam asgjë me meshkujt e ekranit, por jam unë “star” s’ka nevojë të jetë burri. Me ja fut vetes, do të hidhem nga ballkoni.

spot_img

Latest articles

Related articles