Debati për reformën zgjedhore, Bejko: PD ka depozituar propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

spot_img
Advertisements


Nënkryetari i PD-së Roland Bejko, në emisionin “Real Story” në “ABC” komentoi deklaratën e kreut të PD Lulzim Basha ë mbajtur një ditë më parë jashtë ambienteve të Kuvendit, lidhur me reformën zgjedhore.

Gjithashtu ai theksoi se ka dy muaj që PD ka depozituar në Kuvend propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të gjitha ato terma që janë bërë publike.

“Dëgjova 3 herë deklaratën e Bashës dhe në asnjë fjalë nuk thotë që kemi pasur ndërmjetësimin e SHBA apo BE. Ndërmjetësim nuk ka pasur, ka përmendur dy herë fjalën bashkëpunim me ndërkombëtarët. Vetë Rama deklaroi në Lezhë që e bëj vetë dhe nuk kam ndërmend të bashkëpunoj me njeri. Në dhjetor të këtij viti kanë ardhur përfaqësues të OSBE/ODHIR dhe kanë takuar të dy bashkëkryetarët dhe të dy këta kanë kërkuar ekspertë. Deri tani pala tjetër edhe pse PD i ka kërkuar që Komisioni të bëhej funksional nuk është bërë. Edhe ndërkombëtarët kohë më parë kanë kërkuar të bëhet funksional. Por limiti i fundit është se njëri nuk e bën dot pa tjetrin. Enkelejd Alibeaj mua më ka thënë që kemi kërkuar mbledhjen e Komisionit”, ka thënë Bejko

spot_img

Latest articles

Related articles