Teksa bashkimi i Partisë Demokratike është duke u përfolur gjithnjë e më shumë, analistët në vend e shohin të pamundur një bashkim të tre grupimeve. Për analistët PD duhet të kuptojë se është e ndarë përfundimisht, dhe se palët duhet të sillen si dy forca politike të ndryshme.
Teksa zërat për një bashkim të mundshëm të demokratëve janë shtuar, analistët në vend shohin se kjo mundësi është e largët. Për ta, që prej vitit 2021 asnjë nga palët nuk ka krijuar hapësira për tolerim duke I qëndruar llogoreve.
Lita: Kushtet dhe rrethanat që ndodhën në shtator 2021 nuk kanë ndryshuar. Janë dy parti, njëra PD me Bashën kryetar dhe Rithemelimi me Berishën.
Analistët bien dakord se Partia Demokratike është përfundimisht e ndarë dhe palët duhet të veprojnë si dy forca politike.
Për Enton Abilekajn grupi i Bardhit mund të jetë kyçi në bashkimin e një pjese të PD-së për shkak të parimeve të këtij grupimi.
Lavdrim Lita thotë se secili duhet të krijojë fronte opozitare të ndara pa një pikë bashkimi në 2025. Një mundësi është Konfederata, ku Abilekaj shprehet se pjesë mund të bëhet edhe Lulzim Basha.
Opozita në vend është duke punuar për një bashkim të gjerë por që nuk dihen termat konkretë.



