Nga 1 janari ka nisur zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.
Romina Radonshiq, eksperte ekonomie tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Economy se qeveria e mori këtë masë për shkak se dëshiron më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit.
Duke vijuar më tej, Radonshiq theksoi ky ligj do të shtoj evazionin fiskal dhe se do ishte më mirë që tregu i profesionistëve të lirë të formalizohej.
Qeveria mori këtë masë se do më shumë të ardhura në buxhetin e shteti dhe mendoj se kishte ardhur koha që profesionet e lira të paguanin se nuk mund të trajtoheshin njësoj si biznesi i vogël.
Ka lindur një mos barazi, që vjen jo vetëm nga ankesat e profesionistëve të lirë, por dhe nga ana e ekspertëve të ekonomisë . Një pjesë e mirë e profesioneve të lira janë në një treg informal që duhet të formalizohet. Tregu nuk është i konsoliduar, më pas të testohej disa vite dhe të shihet deri çfarë mase duhet të ishte norma tatimore. Është vendosur 15% deri në 14 milionë lekë dhe 23% mbi 14 milionë lekë. Ka shfaqur pakënaqësi të madhe.
Shtresa e mesme është elita në fakt. Jemi ne ata, elita që kemi shpenzuar shumë për t’i investuar në arsim. Kemi kaq vjet dhe s’kemi marrë as 10% e kthimit që kemi bërë në arsim. Jemi ne ajo elitë që duam të krijojmë biznese, apo të zhvillojmë më tepër vendin.
Kjo do të shtojë evazionin fiskal.
Më tej Radonshiq tha se me ligjin e ri tregu i punës do të jetë më kaotik që do të sjellë do vetëm mungesën e punonjësve, por edhe të shërbimeve.
Disa thënë 169 disa thonë 180 mijë profesionistë, pra diku mbi 150 mijë profesionistë të lirë. Tregu i punës do të jetë më kaotik. Nuk do të mungojnë vetëm punonjësit, por do të mungojnë edhe shërbimet. Nëse largohet një avokat, një kontabilist, ka dhe profesionistë që nuk punojnë me orë të plota. Problemi tjetër është dhe pjesa e shpenzimeve nuk njihen të gjitha shpenzimet. Duket dhe diskriminues



