Rama selektiv edhe me flamingot, nuk i përmend të Nartës!

spot_img
Advertisements

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, një zonë e mbrojtur që shtrihet si një hark i gjelbër anës detit Adriatik, këtë të shtunë ndodhej nën “pushimin” e flamingove, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të flamingove mbi Karavasta, që gjithnjë e më shumë prej kur ky park u shpall zonë e mbrojtur, po tërheqin vizitorë të shumtë.

“Fluturimi i flamingove mbi lagunën e Karavastasë, bukuria e zonave tona të mbrojtura”, shkruan Rama.

Por Kryeministri Edi Rama harron ca flamingo të tjerë, të lagunës së Nartës që do të largohen sepse do të ndërtojë aeroportin e Pish Poros, në Vlorë.

Në fshatin Akërni pranë lagunës piktoreske të Nartës, makineritë e rënda kanë avancuar punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një projekt koncesionar i qeverisë shqiptare që kundërshtohet nga organizatat mjedisore vendase dhe ato ndërkombëtare.

Projekti shtrihej brenda zonës së mbrojtur Vjosë- Nartë, një strehë e rëndësishme për flamingot, pelikanët dhe qindra zogj shtegtarë. Por me një vendim të marrë në tetor 2022, qeveria i hoqi sipërfaqes së planifikuar të aeroportit statusin e mbrojtjes.

Pas një beteje 5-vjeçare për anulimin e projektit, aktivistët mjedisorë besojnë se vendimet e qeverisë po shkaktojnë një dëm të pakthyeshëm për natyrën dhe po shtyhen përpara nga interesa të mëdha financiare.

spot_img

Latest articles

Related articles