Tre të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi nën kërcënimin e thikës dhe armëve imituese, grabisnin qytetarët nëpër rrugët e kryeqytetit.
Këta të rinj duke përdorur thika dhe pistoleta që dukeshin si origjinale (pistoletë çakmak) kanë kërcënuar e frikësuar qytetarët në rrugë.
Brenda 15 minutave ata kanë grabitur dy grupe të rinjsh te ‘Piramida’ dhe te hotel ‘R’, pranë kryeministrisë, por ka dyshime se ata mund të jenë autorë edhe të grabitjeve të tjera.